Home Kronika Shoferi i ‘Benz’-it përplas turistin polak në Pogradec, dërgohet me urgjencë në...

Shoferi i ‘Benz’-it përplas turistin polak në Pogradec, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Qafë-Thanë Doganë, në Pogradec.

Një mjet tip ‘Benz’ ka përplasur një turist polak me motor i cili, si pasojë e goditjes ka mbetur i plagosur.

Turisti ka qenë duke udhëtuar me një grup motoristësh të tjerë në një tur turistik në Shqipëri.

Policia mbërriti në vendngjarje ndërsa ambulanca po transporton polakun drejt spitalit të Përrenjasit.

Previous articleNë të njëjtën sallë ku bëri takimin Bardhi-Berisha, Basha mbledh më 9 shtator Këshillin Kombëtar
Next articleCelibashi regjistroi PD zyrtare për zgjedhjet në Kukës , “Rithemelimi” del me kërkesën e fundit ndaj KQZ-së