Home Kronika Shoferët e çmendur me 230 km/h në rrugën Elbasan-Tiranë! Gjobitet me 40...

Shoferët e çmendur me 230 km/h në rrugën Elbasan-Tiranë! Gjobitet me 40 mijë lekë

Policia identifikoi përmes pajisjes Polisckan shoferë që shkelën rregullat e qarkullimit gjatë fundjavës duke udhëtuar me shpejtësi. Në tunelin e Krrabës u konstatua automjet me 194 kilometra në orë dhe shoferi u gjobit me 40 mijë lejë dhe iu zbritën 8 pikë nga leja e drejtimit.

Makinat inteligjente dhe radarët e lëvizshëm, konstatuan një tjetër rast, po në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan, me shpejtësi deri në 230 kilometra në orë. Edhe në këtë rast, 40 mijë lekë gjobë. Në komentin e policisë në fletën e gjobës theksohet se në këtë rast shoferi ka shprehur pëlqimin për të paguar dyfishin e vlerës maksimale të gjobës, pra 80 mijë.

Policia apelon për më shume kujdes nga drejtuesit e mjeteve si dhe kërkon të respektohen rregullat e qarkullimit.

Previous articleNuk ndalet Taulant Balla, sërish “këshilla” policëve: Kujdes me komunikimin me qytetarët
Next articleKandidati i BF-së theu heshtjen zgjedhore, reagon KQZ: Deklaratat politike cenojnë procesin e zgjedhjeve