Home Kronika Shkrumbohet nga flakët zyra e Noterisë në pronësi të Vasil Martinit në...

Shkrumbohet nga flakët zyra e Noterisë në pronësi të Vasil Martinit në Lezhë

Flakët e zjarrit kanë përfshirë katin e parë të një objekti pranë kryqëzimit të semaforëve në rrugën ‘Luigj Gurakuqi’ në qytetin e Lezhës. Nga zjarri janë shkrumbuar plotësisht zyrat e noterit të njohur Vasil Martini.

Ndërkohë zjarrfikësit të cilët mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë arritur që të shuajnë flakët, që të mos përhapen tek bizneset e tjera që ndodhen aty pranë.

Në zyrat e noterisë janë djegur dhe dokumente me vlerë, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij zjarri që ra rreth orës 3 e 30 minuta të mëngjesit të së mërkurës.

SOURCEbulevard news
Previous articlePërshkallëzohet situata/ Rusia jep ultimatumin: Keni afat deri në orën 14:00
Next article“Festivali i RTSH-së drejtohet nga njerëz të paaftë, mendje ngushtë, dhe dashakeqës”, Rosela revoltohet keq: Kam marrë këtë vendim për…