Home Kulture Shkreptimë

Shkreptimë

Nga Nexhat Halimi

Në ekspozitën e Gani Gashit në Galerinë Kombëtare të Arteve të Kosovës

Dritë e fortë flakëron në qiellin gjysmë të fjetur
E shtrihet amshueshëm mbi zemër kurrë e tretur
Ikin vija zigzage a të degëzuara me gjëmim
Do të jetë pikturë e mjeshtrit g gashi apo zgjim
apo vetëtimë e fuqishme në atmosferë e një erë
ja, fryn ndjenjë e çmendur mbi udhët e figurat
e ndrisin yjtë e ndrisin fjalët dhe ngrihen urat
kujtimi i vjetër e mendimi i ri bie në sy me shkëlqim
zjarr që shpreh ndjenjë të brendshme në mua.
Shkreptimë a lule e agimit e zgjim në një krua
Ta kthejë kohën apo veç të flas për këtë ekspozitë
Për këtë gjak me rrjedhë të etur ndër dritë