Home Europa Shkon t’i thyejë xhamin dyqanit të rivalit, shqiptari humb jetën tragjikisht

Shkon t’i thyejë xhamin dyqanit të rivalit, shqiptari humb jetën tragjikisht

Xhelozia i ka marrë jetën një 43-vjeçari shqiptar në Leçe të Italisë. Mediat lokale bëjnë me dije se Klodjan Zoga është gjetur i vdekur brenda makinës së tij pasi ishte plagosur rëndë me xhamat e vitrinës së një dyqani.

Shqiptari ka shkuar të dëmtojë xhamin e vitrinës së një dyqani, por kur është plagosur ai ka vendosur të marrë makinën dhe të niset për në shtëpi për të humbur gjurmët. Por për shkak të gjakderdhjes së madhe shqiptari banues në Poggiardo ka humbur jetën në makinë.

Sipas hetuesve 43-vjeçari shqiptar ishte murator dhe pronar i një firme individuale dhe dyqani ku ai ka shkuar ta dëmtojë është i një banori vendas që operonte në sektorin e ndërtimit. Nuk dihet se çfarë e shtyu shqiptarin ta bënte këtë gjest, por dyshimet janë për arsye xhelozie.