Home Bota Shkon në shtatë numri i të vdekurve, ndërron jetë edhe drejtori sportiv...

Shkon në shtatë numri i të vdekurve, ndërron jetë edhe drejtori sportiv i klubit nga tërmeti shkatërrimtar

Taner Savut, drejtori sportiv i Hatayspor, u gjet i vdekur nën rrënojat, 15 ditë pas tërmetit në Turqi dhe Siri, që mori jetën e më shumë se 40.000 njerëzve. Kjo është vdekja e shtatë e konfirmuar në klubin turk, përfshirë atë të Christian Atsu, një ish-lojtar i FC Porto dhe Rio Ave.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga vdekja e drejtorit tonë sportiv. Zoti e mëshiroftë dhe ngushëllimet tona për familjen dhe tifozët. Nuk do t’ju harrojmë kurrë, do të jeni gjithmonë në zemrat tona. Pusho në paqe”,- shkruan Hatayspor në një deklaratë.

Ndjenjat e tyre për ndarjen nga jeta të Savut, i cili ishte 48 vjeç, janë shprehur edhe disa klube turke. Përveç Atsu dhe Savut, vdiqën edhe dy të rinj nga akademia, një teknik i pajisjeve, një kuzhinier dhe një trajner portierësh po nga akademia.

Previous articleShkupi i “terrorizuar nga bombat”, analisti: Pas kërcënimeve mendohet se ka gisht Rusia
Next articleBefason Berisha: Dorian Duçka kishte mbështetje nga Kim, ambasadorja të shpjegojë përse i ka bërë ‘simpati’ në Instagram. Do fitojmë zgjedhjet!