Home Aktualitet Shkolla e mesme e orientuar sportive “Benardina Qerraxhia” Durrës garon me synime...

Shkolla e mesme e orientuar sportive “Benardina Qerraxhia” Durrës garon me synime për të arritur rezultate të mira

Federata Shqiptare e Atletikës ka startuar Kampionatin Kombëtar të Krosit, sot datë 12.02.2018, në Tiranë. Ka masivitet pa të drejtë gare nga: Forcat e Armatosura, Forcat Detare, Forcat Ajrore, Znj.Ministre e Mbrojtjes Olta Xhaçka, Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj. Mes Tiranës, Vllaznisë së Shkodrës, Elbasanit, Skenderbeut të Korçës, edhe Shkolla e mesme e orientuar sportive “Benardina Qerraxhia” Durrës, garon me synime për të arritur rezultate të mira.

Aktiviteti filloi në orën 12:00, për kategorinë e femrave, 4 km, ku ekipet fituese ishin Tirana në vend të parë, Durrësi në vend të dytë dhe Flamurtari i Vlorës në vend të tretë.

Ora 12:38 ka startuar gara në kategorinë e meshkujve, ku në vijim priten rezultatet përfundimtare. /AD