Home Politike Shkojnë për firmat, delegatët e degës 4 në Tiranë: PD na kyçi...

Shkojnë për firmat, delegatët e degës 4 në Tiranë: PD na kyçi derën

Prej ditësh përfaqësuesit e degëve të Partisë Demokratike që i janë bashkuar foltores së Sali Berishës, nga zyra e Kreut të Këshillit Kombëtar Edi Palokës në kasafortën e së cilës ruhen formularët me firmat e tyre, bëjnë publik emrat e demokratëve që do t’i bashkohen Kuvendit të 11 dhjetorit.

Por delegatët e degëve 11 dhe 4 të Tiranës, këtë të martë pretenduan se PD u mbylli dyert…

“Dera ishte e kyçur. E gjetëm të mbyllur”, tha nënkryetari i degës 4.

Pyetjen e Report Tv nuk e pritën mirë, por duket se delegatët e 11 dhjetorit e kanë të qartë synimin e tyre.

“Duam largimin e kryetarit humbës,- thotë njëri prej tyre duke e akuzuar kryedemokratin Basha se nuk ka mbrojtur Sali Berishën”

“E konsiderojmë veten të fyer, ne nuk jemi kukulla, por respektojmë  kushtetutën e PD, vendimmarrja e Bashës në shkelje të hapur, është Një person që na çon në humbje e disfata. Nuk ishte në hall të madh për të përjashtuar Berishën, ne pretendonim që ai të mbronte dhe demokratin më të thjeshtë jo më  themeluesin e partisë, ne jemi për të mbrojtur dinjitetin e demokratëve”.

Përfaqësuesit e degës 4 dhe 11 thanë se shumica e delegatëve të tyre i janë bashkuar Sali Berishës.

“Dega 4111 delegatë,  97 delegatë ose 87% e tyre. 87 kanë pranuar që tu bëhen publikë  Jemi një grup nga kryesia e PD dega 11 për të bërë të ditur firmëtarët e kuvendit 11 dhjetor. 117 delegatë, 88 kanë firmosur. 79.5% do të bashkohen këtë kuvend shprese”, thanë ata.

Më herët, janë bërë publikë emrat e delegatëve të 11 dhjetorit i kanë bërë edhe degët 1, 3, 6, 7, 9 në Tiranë dhe ajo e Elbasanit.

Kujtojmë se edhe dega 7 e PD në Tiranë ka bërë publike emrat pro Berishës. Sekretari i Degës 7 njoftoi se nga 86 delegatë kanë firmosur 46 për t’ju bashkuar Sali Berishës. Edhe dega 6 e PD në Tiranë zbuloi emrat e delegatëve që do i bashkohen kuvendit më 11 dhjetor. Edhe sekretar i degës së Partisë Demokratike në Elbasan, ka lexuar emrat e 272 delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD të cilët sipas tij kanë firmosur për Kuvendin e datës 11 dhjetor të kërkuar nga Sali Berisha.