Home Aktualitet Shkodra “minë me sahat”, zbulohet kush janë 3 rastet e reja të...

Shkodra “minë me sahat”, zbulohet kush janë 3 rastet e reja të infektuara

Numri total i të prekurve me koronavirus në vendin tonë ka shkuar në 584. Mes rasteve të reja, tre janë regjistruar vetëm në Shkodër.

Sipas Abc News nga këto raste të reja, njëri nga të infektuarit është një efektiv i FNSH-së duke shtuar kështu një tjetër vatër në qytet. E infektuar me Covid-19 rezulton që të jetë një shitëse buke, vajza e së cilës është infermiere në spital ku gjithashtu dyshohet se është transmetuar virusi.

Numri i të infektuarve në Shkodër është rritur në 99 duke e bërë kështu qytetin e dytë më të prekur në vend pas Tiranës.