Home Aktualitet Shkodër/ Rrugë të pakalueshme dhe prezencë uji në oborret e 15 banesave

Shkodër/ Rrugë të pakalueshme dhe prezencë uji në oborret e 15 banesave

Vijon të paraqitet problematike situata me përmbytjet në qarkun e Shkodrës, ku raportohen 1400 ha tokë nën ujë, sipërfaqe kjo e rritur me 60 ha krahasuar me pasditen e djeshme.

Sipas përditësimit më të fundit nga Bashkia Shkodër, 15 banesa në fshatin Obot kanë prezencë uji në oborre dhe rruga Shirq-Darragjat është e pakalueshme.

Sakaq, Rruga e Obotit ka prezencë uji 65 cm, dhe në këtë aks po operojnë dy mjete të kalueshmërise së lartë së bashku me 7 forca të ushtrisë.

Njoftimi i plotë:

Situata në Bashkinë Shkodër, në orën 08.00 të datës 23.01.2023 paraqitet si më poshtë:

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallëkut) shënon kuotën 5.85 ka rënie me 45 cm me orën 18.00 të datës 22.01.2023 ( kuota max 7.50 m ).

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunës) shënon 8.40 m ka rënie prej 10 cm me orën 18.00 të datës 22.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).

Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1400 Ha, e rritur me 60 Ha me orën 18.00 te dates 22.01.2023.

Njësia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e përmbytur. Rruga e Obotit ka prezencë uji 65 cm, ka rënie me 15cm me orën 18.00 e datës 22.01.2023. Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit. Ka prezencë uji në oborre në 15 banesa të fshatit Obot, nga 30 banesa që ishin në orën 18.00 të datës 22.01.2023. Në rrugën e Obotit po operojnë dy mjete të kalueshmërise së lartë së bashku me 7 forca të ushtrisë.
Njësia Administrative Dajç 100 Ha tokë bujqësore. Në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit , rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji në rrugë 30 cm, për momentin rruga është e pakalueshme me mjete, ka rënie të nivelit prej 40 cm. Grupet e EC të Bashkisë Shkodër janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës
./Opinion.al

Previous articleMoti i keq/ Sot rifillon mësimi në 43 shkolla, në 13 të tjera në Shkodër vijon të mbetet i pezulluar
Next articleAvokati: Jam i bindur, çështjes së Gërdecit do t’i shkohet deri në fund