Home Kronika Shkodër/ Digjet gjatë natës mjeti i një efektivi policie, ishte i parkuar...

Shkodër/ Digjet gjatë natës mjeti i një efektivi policie, ishte i parkuar pranë banesës

Makina e një efektivi policie është djegur gjatë natës në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Tre Heronjtë”.

Sipas policisë, mjeti tip “Mitsubishi” ishte i parkuar pranë banesës së tij. Automjeti është në pronësi 54-vjeçarit S. K. Ende nuk dihet nëse kjo ngjarje është e qëllimshme ose flaka ka rënë aksidentalisht.

Policia dhe Grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.