Home Sport Shkëlqeu me Kombëtaren, Skuka bie në ‘radarin’ e italianëve, zbulohet ekipi që...

Shkëlqeu me Kombëtaren, Skuka bie në ‘radarin’ e italianëve, zbulohet ekipi që interesohet për sulmuesin

Xhuljano Skuka është një nga risitë e fundit në kombëtare. Sulmuesi i Partizanit që ishte i grumbulluar edhe për sfidat me Italinë dhe Armeninë, ia doli me sukses të tregojë potencialin e tij.

Fillimisht ndaj axurrëve, ku i mjaftuan pak minuta në fushë për të trembur në disa raste prapavijën italiane, ndërsa me Armeninë më pas ishte ndeshja e tij.

24-vjeçari e nisi si titullar dhe nuk zhgënjeu teksa shënoi edhe golin e parë me fanellën e kuqezi. Sigurisht, performancat e tij me Shqipërinë, por edhe me Partizanin nuk mund të kalonin pa u vënë re nga skautë të ndryshëm. Dhe, në Itali është “Tuttomercatoweb” ajo e cila shkruan se përveç disa ofertave nga Turqia, Skuka ka përfunduar edhe nën “shënjestrën” e Lecces. Skuadër e cila në këtë sezon merr pjesë në Serie A, madje së fundmi ka koleksionuar edhe rezultate pozitive që e lejojnë të “marrë frymë” e qetë sa i takon objektivit mbijetesë.

Kujtojmë se pjesë e Lecces në Itali është edhe një tjetër futbollist i kombëtares, Kastrioti Dermaku. Sigurisht, një transferim te Lecce do të ishte një hap gjigand në karrierën e Skukës, megjithatë me paraqitjet e këtij sezoni, dibrani ka provuar se është i aftë për gjithçka.

Për momentin, në 12 paraqitje të këtij sezoni me Partizanin, Skuka është ndalur në kuotën e shtatë golave duke u shndërruar në liderin e skuadrës që pretendon titullin dhe aktualisht ndan kreun e renditjes së bashku me Tiranën. Merkato e janarit duket se është ndezur për Skukën dhe mbetet për t’u parë se cili do të jetë opsioni që sulmuesi do të zgjedhë për vijimësinë e karrierës.

Previous articleShi, rrebeshe e përmbytje, meteorologia Porja paralajmëron: Lajme jo të mira, ja zonat më të rrezikuara
Next articleIsmail Kadare së bashku me bashkëshorten, Helena te Panairi i Librit, jep lajmin e mirë për lexuesit: Diçka po shkruaj