Home Aktualitet Shkelet hapur ligji, dosjet e pensioneve të Durrësit përpunohen në Fier

Shkelet hapur ligji, dosjet e pensioneve të Durrësit përpunohen në Fier

drsshDosjet e pensioneve që duhet të përpunohen në degën e Sigurimeve Shoqërore në Durrës, në fakt kanë nisur përpunimin e tyre në Fier dhe kjo me një urdhër të drejtuesve të ISSH. Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë degës së Durrësit të cilët nën zë dhe në frikë shprehen se ky është një rastet më të veçantë ku dosje të një dege shkojnë dhe përpunohen në një rreth tjetër. “Ka disa kohë që sapo ka ardhur drejtuesja e re që po ushtrohet kjo praktikë. Nuk e kemi kundështuar se marrim vërejtje për pushim nga puna dhe ju e dini se si po sillet drejtoresha në këtë institucion. Gjithçka kontrollohet nga ajo dhe ne thjesht duhet të kqyrim udhëzimet e saj apo edhe urdhërat për të shkelur ligjin”, është shprehur një nga punonjëset e degës së Sigurimeve në Durrës, e cila ka shtuar se në këtë institucion punohet nën terrorin psikologjik të largimit nga puna jo se shkel ligjin po nëse kundërshton drejtoreshën, e cila ka të drejtë ta shkeli atë pasi thotë se është e koalicionit. Ky veprim i fundit duket se ka edhe anën teknike përveç të tjerave. Kështu sipas specialistëve dërgimi i dosjeve në Fier për t’u përpunuar nuk bën gjë tjetër vetëm se shkel afatet që ata duhet të përpunohen dhe atyre që janë të interesuar do t’u duhet të presin dyfishin e kohës edhe për shkak të ngarkesës që mund të ketë atje. Por nuk është vetëm kjo, pra arsyeja teknike shkelja e radhës dhe më e rënda. Juristë të pyetur për gazetën “Bulevard” janë shprehur se një lëvizje e tillë dosjesh e pamotivuar vetëm me një urdhër përbën një krim dhe është vepër e pastër penale. Sipas tyre organet kompetente duhet të hetojnë lidhur me këtë fakt dhe natyrisht personat që e kanë urdhëruar apo lejuar një gjë të tillë duhet të penalizohen. Prej katër muajsh me ardhjen e drejtueses së re në degën e Durrësit, ky institucion është përfshirë në kaos dhe aq më shumë që vetë burime nga PDIU-ja kanë bërë të ditur se megjithë presionin e PD-së për ta larguar zonjën Tahiri, vetë PDIU-ja nuk po gjen njeri për ta zëvendësuar pasi pas gjendjes së krijuar atje askush nuk e merr përsipër.

Previous articleVëmendje për tempullin dituror
Next articleMiku drejtorit të doganës dhe sekseri Eduart Ndreut gjoba agjensive në portin e Durrësit