Home Aktualitet Shitja e rafinerisë/ Naftëtarët në protestë: Do futemi në grevë urie

Shitja e rafinerisë/ Naftëtarët në protestë: Do futemi në grevë urie

Naftëtarët e Ballshit janë ngritur sërish sot në protestë, vetëm një ditë pas publikimit të një dokumenti që vërtetonte shitjen e rafinerisë së Ballshit.

Ata kërkojnë ndaljen e punimeve për demontimin e rafinerisë deri në marrjen e pagave të prapambetura që kanë, teksa i kërkojnë qeverisë të marrë masa ose do të futen në grevë urie.