Home Kronika Shiste kokainë dhe kanabis në zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet 49-vjeçari

Shiste kokainë dhe kanabis në zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet 49-vjeçari

Një 49-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pas një kontrolli në banesën e tij ku u gjetën doza të ndryshme lëndësh narkotike të ndarë në doza gati për shitje.

Gjatë një kontrolli fizik në banesën e një 49-vjeçari në Tiranë, uniformat blu kanë gjetur sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike, përfshirë kokainë, kanabis, ekstazi, si dhe sasi vaj kanabis, të cilat ishin ndarë në doza gati për shitje.Për pasojë 49-vjeçari me iniciale K.B, u arrestua menjëherë nga policia, e cila gjithashtu sekuestroi lëndët narkotike.

Ndërsa materialet çështja i kaloi Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme

Previous articlePSG-ja nis sërish procesin e ndarjes me Neymarin
Next articleShpërthen zjarr i fuqishëm në minierë, ka vikima. Dalin detajet e para