Home Kronika Shiste armë zjarri për 50 mijë lekë, arrestohet punonjësi i policisë në...

Shiste armë zjarri për 50 mijë lekë, arrestohet punonjësi i policisë në Skrapar

Punonjësi i policisë me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet, në Komisariatin e Policisë Skrapar u ndalua nga AMP, pasi dyshohet për veprën penale “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”. Ndalimi u krye pas denoncimit të një gazetareje, se në qytetin e Çorovodës ky shtetas shiste armë, kundrejt vlerës monetare prej 50 mijë lekësh.

Pas verifikimeve të kryera nga AMP, janë administruar aktet proceduriale si dhe prova materiale, 1 armë zjarri luftarake e fabrikuar, e llojit automatik.

Materialet proceduriale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

Previous articleTenderat, në 2022 u ankimuan 174 milionë euro, shumica për vlerësimin e ofertave
Next articleShtatë qarqe më shumë vdekje sesa lindje, popullsia e Shqipërisë u rrit me 690 banorë në vitin 2022