Home Slideri Shijaku tremb Sali Berishën, tërhiqet edhe Agron Duka

Shijaku tremb Sali Berishën, tërhiqet edhe Agron Duka

agron-dukaNga Xhevo Gradica / Janë tërhequr nga lista e kandidimit në Shijak dy nga emrat më të lakuar kohët e fundit për mandatin e deputetit në këtë zonë. Sali Berisha, kryeministër i vendit, ka vendosur të mos jetë në listën e kandidatëve të PD në Durrës, ndërkohë që Shijaku ka trembur edhe Agron Dukën, ish deputetin dhe ministrin e Bujqësisë në kohën e qeverisjes socialiste. Përplasja pritet të ishte e madhe pasi Duka është një nga eksponentët më kryesorë në strukturat e PS edhe për fatkin se ka qenë jo vetëm deputet, por edhe ministër me shumë ndikim dhe peshë. Berisha duket se ka bërë bilancin e punëve të bëra në zonën e Shijakut dhe për këtë arsye ka zgjedhur të tërhiqet për të mos u bërë objekt ballafaqimi jo vetëm të shifrave. Lajmi është përhapur menjëherë vetëm pak ditë para se subjektet politike të dorëzojnë listat në KQZ. Burime nga PD kanë thënë se zona e Shijakut nuk është më e sigurtë për PD për shumë arsye. Krahas keqqeverisjes së qeverisë Berisha, arrestimeve dhe manipulimeve politike në këto 8 vite, në këtë zonë qeveria nuk ka bërë asnjë lloj investimi serioz për të zënë komunitetin në punë. PD u pati bërë shumë premtime qytetarëve të zonës, premtime që më pas u lanë në mes të rrugës duke krijuar edhe pakënaqësi të mëdha. Shijaku ka disa mandate që qeveriset nga e majta, ndërkohë që pozitat e PD janë tronditur shumë edhe në komunat Katund i Ri, Xhafzotaj dhe Gjepalaj. Analistë dhe punonjës në statistika politike brenda strukturave të PD e shohin përballjen në këtë zonë shumë të ndërlikuar dhe të vështirë, madje me shumë më pak shanse për PD krahasur me mandatin e mëparshëm. Por edhe Duka ka vendosur të heqë dorë nga kandidimi në Shijak në pritje të transferimit të emrit të tij në një qark tjetër, ose në pritje të një posti ministror. Edhe Agron Duka ëhstë treguar i lëkundur dhe me më pak shanse sesa në ballafaqimet e tij të mëparshme. PS dhe kryetari saj Rama e ka deklaruar se deputetët nuk do të kenë mandate qeverisëse, pra nuk do të mund të bëhen ministra ndaj edhe Dukës do i duhet të mendojë dhe të zgjedhë, mundësi dhe privilegj që është folur në hsumë mjedise të strukturave politike. Sfida Berisha-Duka pritej të ishte edhe ndër më të fortat jo vetëm për qarkun e Durrësit, por me ndikim të fortë për fatet e zgjedhjeve në vend. Berisha po synon të kërkojë një vend të sigurtë dhe me oponencë jo të fortë, në një kohë që PS pritet të bëjë të njëjtën gjë duke tentuar t’i bërë përballë kandidatë “zhurmues”. Deri më tani dihet vetëm fakti se Kryeministri shqiptare ka braktisur Kavajën dhe se nuk do të jetë më kandidat i saj. Në këtë qytet që njihet edhe si bastion i PD kanë ndodhur vitet e fundit transformime të mëdha. Metamorfoza është pasojë e krijimit të klaneve kundërshtare brenda PD të cilat krijuan jo vetëm pakënaqësi në elektoratin e djathtë dhe në rradhët e disidentëve dhe të Pishtarëve të demokracisë. Për këtë arsye Berisha e ka harruar Kavajën si strehë për të marrë një mandat pa u lodhur. Berisha, sipas burimeve në kofidencë, pati zgjedhur Durrësin si çerdhe të re për të kandiduar në Shijak, për t’u tëhequr pak ditë para se të shpallen listat e kandidatëve. Shijaku kështu ka trembur si Berishën edhe Dukën të cilët nuk kanë vendosur ende se ku do të përfshihen, në një kohë që PS ka mbyllur gjithëçka me listën e kandidatëve të saj në qarkun e Durrësit.

Previous articleJa emrat e minutave të fundit të listës së “sigurisë” të PD, PS, LSI dhe FRD
Next articleVolejboll Meshkuj/Presidenti i Teutës Rexhepi: përjashtimi i Teutës ishte politik