Home Sociale Shijaku përgjatë vitit 2022: Punë, shpresë dhe besim për të ardhmen e...

Shijaku përgjatë vitit 2022: Punë, shpresë dhe besim për të ardhmen e qytetit

Nga Ardit Faja
Shijaku pergjate vitit 2022, shenoi veprimtari te spikatura, te karakterit kulturor, arsimor e sportiv. Gjithashtu me shume vlere ishin dhe ato te karakterit social, dhe ketu e vendos fjalen tek rindertimi, aq i nevojshem dhe jetik per qytetin. Pergjate 2022-shit komplekset e apartamenteve te reja, pas punes se madhe, , ne fillim vjeshte ato iu ndane banoreve, ende ka gjithmone dicka per te punuar, por kryesorja eshte se ato jane drejt perfundimit te pergjithshem dhe sistemimit te ambjenteve te jashtme.
Persa i perket aktiviteteve sportive, ky vit per ekipin tone te Erzenit, ishte i mbare. Kete sezon “Erzeni” luajti ne kategorine “Abissnet Superiore”, nje ngjarje e madhe per nga rendesia historike e sportit ne Shijak. Aty u paraqitem ne lartesine me te mire, si nivel e rezultate, duke u renditur nder ekipet me te mira ne kete stad kategorie. Nje sukses i madh !
Ne aspektin e veprimtarive kulturore e artistike, duke filluar qe ne mesin e muajit shkurt e deri ne fund te muajit dhjetor, u shenuan disa ekspozita te cilat u inaguruan ne sheshin qendror te qytetit, por edhe ne sallat e aktiviteteve kulturore prane shkollave.
Ato sollen larmishmeri si ne tematike, ashtu dhe ne masivizimin e nxenesve te shkollave tona. Mbetet ne kujtese ekspozita fotografike nga foto arkivi i historise se veprimtarive kulturore nder vite ne Shijak, apo konkursi i talenteve te reja ne lemin e arteve figurative. Gjithashtu me rendesi ishin koncertet e organizuara ne sheshin qendror te qytetit, apo konkursi i interpretimit dhe eseve, organizuar me mbeshtetjen e Bashkise dhe ZVA-se.
Po ashtu me rendesi ishin dhe projektet e bashkepunimit te projekteve te BE -se me Bashkine e Shijakut, si rezultaltat i te cilit u ndertuan Kopeshti per femije ne Shijak, dhe shkolla e re “Rilindja” ne Sallmone.
Gjithashtu me shume rendesi ishte dhe fillimi i ndertimit te godines se re te Qendres se Re te Kultures shumefunksionale ne Shijak. Ajo do te perfshije brenda saj Muzeun, Biblioteken, Kinemane, sallat e veprimtarive teatrore, dhe aktiviteteve per te rinj.Mbi te gjitha ky vit shtoi besimin tek te gjithe se, Shijaku cdo vit qe do vije do behet gjithmone e me i mire, me i dashur, me i jetueshem.
Gezuar Festen e vitit te Ri 2023 ! Ardhte i mbare e plot shendet e suksese per te gjithe !
Previous articleHistoria e panjohur e bomberit gjerman në Tiranë: Si u dashurua Gerd Myler me kamarieren e hotel “Dajtit”
Next articleKëlliçi kalon ditën e fundit të vitit pranë familjes së Ardit Gjoklajt: Ju kam dhënë fjalën që do ketë drejtësi