Home Kronika Shijak, plagoset me armë 45-vjeçari, policia zbulon autorin

Shijak, plagoset me armë 45-vjeçari, policia zbulon autorin

Një sherr për motive të dobëta ka ndodhur sot në Shijak, ku më pas janë nxjerrë armët dhe është plagosur një 45-vjeçar. Sipas informacioneve të policisë, mësohet se i plagosur shtetasi A.B. , dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi nga policia

Më datë 24.12.2017,  në Pjezë, Shijak,  për motive të   dobëta shtetasi A.H.  ka plagosur me armë zjarri në dorë shtetasin A.B. 45 vjeç, banues në Pjezë, Shijak. I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për  zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës dhe ushtrojnë kontrolle për kapjen dhe arrestimin e autorit.