Home Kronika Shijak, përplasen dy automjete gjatë garave me mjete sportive, humb jetën drejtuesi...

Shijak, përplasen dy automjete gjatë garave me mjete sportive, humb jetën drejtuesi 40-vjeçar

Në fshatin Pjesës, Shijak, tek Arena Kartin Albania 3, gjatë garave me mjete sportive, janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën njëri prej drejtuesve shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Fier.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Previous articleGënjeshtra e Berishës, Veliaj: Pis burrë, që çdo fatkeqësi e përdorë banalisht
Next articleA mund të bëni dush gjatë stuhive me rrufe? Ekspertët japin përgjigjen përfundmitare