Vijon mbështetja që po i bëhet të prekurve nga tërmeti, sidomos familjeve të pastreha. Shijaku përfshihet në qytetet ku dëmet kanë qenë të shumta, por dhe solidariteti i treguar këto ditë ndaj këtyre njerëzve ka qenë shumë i madh.
Deputeti i Shkodrës, Luan Harusha ka hapur dyert për familjet shijakase duke mirëpritur 45 persona në Shkodër, me akomodim dhe ushqim tre vakte të ofruara.
Z. Harusha gjithashtu ka ofruar strehim për 200 persona, ndërkohë momentalisht është nisur autobuzi i parë drejt Shkodrës.
Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana në një postim të tijin në facebook është shprehur falenderues dhe mirënjohës ndaj deputetit për humanizmin dhe solidaritetin e treguar./Bulevard News/