Home LifeStyle “Shihemi të hënën”/ Ori Nebiaj do futet në Kuvend si deputete, Bora...

“Shihemi të hënën”/ Ori Nebiaj do futet në Kuvend si deputete, Bora Zemani konfirmon rikthimin në “Për’puthen”

Bora Zemani ka konfirmuar se do të rikthehet sërish si moderatore e emisionit “Për’puthen”. Gjatë mbylljes së spektaklit “Dancing with The Stars”, prezantuesja i njoftoi të gjithë ndjekësit e saj se do të shihen së bashku ditën e hënë, duke nënkuptuar se do të rikthehej në ‘punën’ e saj të vjetër, edhe pse nuk përmendi emër.

“Mos harroni, do të shihemi bashkë të hënën,”- tha Bora ndërsa bashkëpunëtori i saj, Eno Popi e uroi për këtë lajm të bukur.

Ndërkohë që ditën e djeshme Ori Nebijaj përfundoi rrugëtimin e saj si drejtuese e programit të dashurisë. Moderatorja tha se do të bëjë maksimumin e saj për të përmbushur misionin e saj si deputete e Partisë Demokratike.

“Ka qenë një rrugëtim dypalësh. Televizioni ka qenë diçka që më ka dhënë një satisfaksion. I jam mirënjohëse TopChannel sepse për gjashtë vite kam qenë pjesë e tij, pasi Eno Popi më bëri ftesën. Tashmë kam një tjetër sfidë. E pranova mandatin me përgjegjësinë më të madhe, unë do bëj maksimumin tim, pastaj nëse diçka nuk është në dorën time, nuk kam se çfarë të bëj. Unë me ndërgjegjie të pastër, do të di që kam dhënë më të mirën,”- tha Nebijaj.

Nebijaj e mori mandatin pasi Grida Duma la mandatin e deputetes për tu futur në botën e televizionit. Duma startoi emisionin “Top Story” në Top Channel, një prime time që do të drejtohet prej ish-deputetes së Partisë Demokratike gjatë gjithë sezonit.

Previous articleStudimi: Truri i adoleshentëve u plak më shpejt për shkak të pandemisë
Next articleRikthimi i marrëzisë! Qeveria po rihap kumarin që mbylli vetë, projektligji mbahet ende sekret