Home Aktualitet Shifrat e COVID-19/ 11 raste të reja, asnjë humbje jete në 24...

Shifrat e COVID-19/ 11 raste të reja, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar shifrat e reja të COVID-19 në vend. Nga 423 testime, rezultuan 11 qytetarë të infektuar me COVID-19, ndërsa nuk ka humbje jete.

25 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

 

 

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 423 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 11 qytetarë, në Bashkitë:

7 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Tropojë, Mat, Tepelenë, Berat.

Janë 175 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,433 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 25 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 423

Testime totale 2,007,915
Raste pozitive 332,202

Raste të shëruara 328,433
Raste Aktive 175
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 147
Fier 9
Gjirokastër 8
Vlorë 3

Berat 3
Shkodër 2
Durrës 1
Kukës. 1
Dibër. 1

Previous article47 vjeçarja në Gjirokastër sulmohet nga një qen endacak, niset me urgjencë drejt spitalit Infektiv në Tiranë, gjendja e saj shëndetësore paraqitet kritike
Next articlePërdoruesit e drogës dhunojnë prindërit e moshuar, avokati: 140 raste në Elbasan brenda 10 muajve