Home Sport Shifra të çmendura, Arabia Saudite tentoi të blinte Formula 1

Shifra të çmendura, Arabia Saudite tentoi të blinte Formula 1

Fondi Publik i Investimeve në Arabinë Saudite vijon të investojë shifra marramendëse në sport. Pas blerjes së Newcastle, të cilin po e dërgojnë në nivelet më të larta në Premier League, po nga i njëjti burim parash tashmë kërkohet blerja e një prej sporteve më popullorë në botë. Bëhet fjalë për Formula 1.

“Bloomberg” bën me dije se një shifër e çmendur prej 18 miliardë eurosh ka mbërritur në tryezën e “Liberty Media”, por është refuzuar. Arabët duket se nuk kanë si të shpenzojnë paratë, teksa deri më tani kanë shfaqur hapur dominimin në futbollin europian, ku kanë ngritur në nivele të  larta skuadra si Manchester City, PSG dhe Newcastle. Mbetet për t’u parë se sa do të zgjasë  rezistenca e kreut të Formula 1 pas shumë së majme.

Ndërkohë, Arabia Saudite vazhdon të investojë në një mënyrë tjetër në Formula 1. Ajo tashmë ka aksione në McLaren dhe Aston Martin, ku është aksioneri i dytë më i madh pas Lawrence Stroll. Kompania e naftës, Aramco, është një sponsor kryesor i shumë çmimeve të mëdha dhe i vetë F1.

Arabia Saudite kërkon një hapje me botën përmes sportit, teksa së fundmi afruan edhe Cristiano Ronaldon te Al Nassr, me qëllimin për të marrë organizimin e Kupës së Botës 2030 së bashku me Greqinë dhe Egjiptin.

Previous articleRikthehet ‘Njerëz dhe Fate’, Arben Derhemi zbulon cilët do jenë aktorët e serialit
Next articleGazetari zbardh episodin e panjohur: Si e ‘rrëmbeu’ Garda Fatos Nanon në shtator 98′ kur Kryeministria u sulmua me tanke