Home Slideri Shfaqet në teatrin e Durrësit premiera e Shekspirit “Endërra e një...

Shfaqet në teatrin e Durrësit premiera e Shekspirit “Endërra e një nate vere”

Teatri-Aleksander-MoisiuNga Marinela Dushi. / Ditën e shtunë me datë 23. 03. 2013, ora 18.00 në teatrin “ Aleksandër Moisiu” u realizua premiera e shume pritur e autorit të famshem ndërshekullor Uilliam Shekspir. “Endërr e një nate vere” është komedia që u ngjit për herë të parë nga trupa profesionale, në skenën e teatrit “ Aleksandër Moisiu” , me regji të regjizores së suksesshme, Driada Dervishi. “ Endërr e një nate vere”, një komedia që sjell për publikun një botë krejt ndryshe, botëne ëndërrave, botëne subkoshiencës. Tema e dashurisë përmbledh të gjithë personazhet në vorbullën e saj.një komedia që trajtohet në tre linja: teatër, fantazi, realitet. Linja reale që çiftet nuk lejohen të martohen me njëri t-jetrin dhe vendosin të arratisen në pyll, linjën ezanave që arratisen në pyll, pra fantazia janë zanat. Komedia e Shekspirit “ Endërr e një nate vere”, një komedi gazmore ku pjesa më e madhe e shfaqjes zhvillohet në pyll , një pyll imagjinar plot me drita e tylëra për të krijuar efektin e mjegullës, nën shoqërimin dhe harenë e zanave. Dy çifte, Lizandër e Hermes, dhe Demetër e Helena, vendosin të arratisen në pyll për të realizuar dashurinë e tyre të penguar, por gabimisht çiftet bien pre e lojërave të zanave duke çoroditur ndjenjat e tyre. Por përveç pyllit imagjinar dhe ku çiftet luftoni për dashuritë e tyre, shfaqja zhvillohet dhe ndërthuret me prapaskenat e një teatri, ku disa puntorë amatorë përpiqen të imitojnë aktorët profesionistë, ku sigurisht këta I bëjnë shumë keq rolet duke shkaktura nota sarkazme, humor te publiku. Në komedi me 5 akte ku marrin pjesë 14 aktorë, aktorë profesionistë nga vet trupa e teatrit “ Aleksandër Moisiu”. Aktorët që marin pjesë në këtë shfaqje janë: Besmir Bitraku, Eralda Caushi, Roland Koço, Xhejni Fama, Gjergj Doçi, Rrema Asllani, Ervin Doko, Andia Xhunga, Mimoza Marjanaku, Marsel Rupi, Adelina Muça, Hysen Bashhysa, Lutfi Hoxha, Nishe Stari.

Risitë
Sipas regjizores Driada Dervishi, “ Endërr e një nate vere” përkoi me ëndërrën për të vendosur Shekspirin në teatrin “ Aleksandër Moisiu”.. Gjithashtu ëndërr për të sjell diçka ndryshe, një prurje tëre , për 60 vjetorin e teatrit. Por një e cantë tjetër sipas regjizores është ndërthurja e aktorëve mes gjeneratave, brezave të ndryshme, ku marrin pjesë specifikisht aktorët e talentuar, Mjeshtër të skenës së teatrit, Lutfi Hoxha dhe Nishe Stari. “ Endër e një nate vere” një magji që mbajti të mbërthyer publikun në sallë për 2 orë rresht, nga ora 18.00-20.00. Komedia e Shekspirit I solli regjizores suksesine radhës.Një shfaqe që u mirëprit ngrohtë nga publiku duke qeshur nën notat e sarkazmës. Një komedi e shoqëruar me duartrokitjet dhe blicet e aparateve fotografik të publikut për të fotografuar aktorët teksa performonin ne skenë

Previous articleNjeriu nuk është i përjetshëm, e pavdekshme është ajo thotë e ajo që bën
Next articleFilozofia, që s’mund të ketë moshën e politikës sonë!