Takimet e strukturave të PD-së në Durrës sa vijnë e bëhen më të ashpëra në komunikimin e anëtarsisë me lidershipin lokal apo me njerëzit që janë caktuar për të drejtuar mbledhjet nga kryesia. Kjo është aq e vërtetë saqë në PD quhet lajm kur një mbledhje bëhet pa sherr, apo pa fyerje. Gjithsesi lajme të tilla të mira po mungojnë prej ditësh dhe rasti më i fundit ka qenë një mbledhje e vetë njerëzve më të fuqishëm të PD-së në Durrës, ku pothujase të gjithë janë drejtorë. Edhe pse ka qenë një takim rutinë për nga rëndësia dhe kjo është karateristikë e këtyre mbledhjeve ku drejtorët i kanë kthyer institucionet e shtetit në zyra partiake dhe koalidime listash për votuesit, ngjarjet janë acaruar papritur kur dy nga drejtorët kanë akuzuar njëri tjetrin se nuk po punonin sa duhet dhe po sabotonin punën. Ndërhyrja e personave të tjerë nuk ka qetësuar asgjë vetëm se ka bërë që konflikti të marrë përmasa më të mëdha dhe pothuajse të gjithë akuzonin njëri tjetrin për vjedhje, abuzime dhe aq më shumë mosimpenjim në fushatën që është para. Kulmi i të gjithë kësaj ka arritur kur drejtohërt kanë konsumuar argumentat dhe ja kanë nisur fyerjeve dhe akuzave ndaj njëri- tjetrit me emra dashnoresh. Sherri është ndërprerë kur nja dy drejtorë kanë rezoltuar se kishin të njëjtën dashnore dhe kjo ka vendosur paqe se mund të ishte rast i përsëritur.