Home Kronika Sherr mes policëve në Tiranë, efektivi i dehur ofendon punonjësin e “Shqiponjave”

Sherr mes policëve në Tiranë, efektivi i dehur ofendon punonjësin e “Shqiponjave”

Dy efektivë të policisë në Tiranë janë konfliktuar me njëri-tjetrin gjatë orëve të vona pas mesnatës në Tiranë.

Shkak dyshohet të jetë bërë gjendja e dehur e një prej policëve, i cili ka ofenduar punonjësin e “Shqiponjave”.

Sipas TCH ngjarja ka ndodhur në rrugën Bardhyl kur babai H. Sallaku me dy djemtë e tij, D. Sallaku dhe M. Sallaku, të tre punonjës policie në komisariate të ndryshme në Tiranë, janë konfliktuar me forcat “Shqiponja”, të cilat po patrullonin në atë aks.

Një prej djemve nën efektin e alkoolit ka ofenduar punonjësit e “Shqiponjave” dhe kjo është bërë shkak që të nisë sherri mes tyre.

Të dy palët janë shoqëruar nga kolegët në drejtorinë e policisë së Tiranës dhe Agjencia e Mbikqyrjes Hetimore po vijon hetimet.

Previous articleChelsea përgatit listën e të larguarve, Mendy i pari
Next articleLutja e Açkës e zhgënjimi i Kokalarit që hasen në shurdhërinë e Berishës