Home Kronika Sherr mes dy të miturve në Shkodër, plagoset me thikë një 16-vjeçar,...

Sherr mes dy të miturve në Shkodër, plagoset me thikë një 16-vjeçar, policia në kërkim të autorit

Mesditën e sotme në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Shkodër, në rrugë, gjatë një konflikti të çastit ndërmjet dy 16-vjeçarëve, shtetasi Xh. P. ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin K. L., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë intensivisht krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit Xh. P. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Previous articleVIDEO/”Nuk na dalin llogaritë or miq. Hajde një pushtues e sill një fe, ik një pushtues e lër një fe”, ja thirrja e Gjergj Lucës për formularin e Censit
Next articleVajza e Kim Kardashian një artiste e vërtetë, ja piktura që ka realizuar