Home Kronika Sherr me thika në Durrës/ Plagoset 27-vjeçari, niset me urgjencë në spital

Sherr me thika në Durrës/ Plagoset 27-vjeçari, niset me urgjencë në spital

Policia ka njoftuar se pasditen e sotme, në në lagjen nr, 13, Plazh, Durrës, pas një konflikti, është lënduar me thikë, shtetasi E. N., 27 vjeçar

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 29.03.2021, rreth orës 15:50, në lagjen nr, 13, Plazh, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, është lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasi E. N., 27 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar autori i dyshuar dhe personat e tjerë të përfshirë në konflikt për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

SOURCEbulevard news
Previous articleKryebashkiakja Voltana Ademi del me reagimin e papritur: Dua të jap një lajm shumë të mirë!
Next articleRendi i ditës i mbledhjes së këshillit bashkiak, ditën e mërkurë, datë 31 mars