Home Kronika Sherr masiv në Berat!Dy të rinj marrin plagë të shumta, përfundojnë në...

Sherr masiv në Berat!Dy të rinj marrin plagë të shumta, përfundojnë në spital

Një sherr i madh ka ndodhur ditën e sotme mes dy personave, të cilët kanë përdorur mjete therëse. Në Berat, Artur Gjata dhe Ervis Kanani janë përleshur me njëri-tjetrin me thika. Për pasojë, të dy kanë përfunduar të lënduar dhe me plagë të shumta në trup.

Mësohet se ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Nuk dihet se si është gjendja e tyre shëndetësore dhe arsyeja se nisjes së konfliktit.