Home Politike Shembja e ‘Prestige Resort’, Rama: S’ka lidhje me lirinë e medias, ishte...

Shembja e ‘Prestige Resort’, Rama: S’ka lidhje me lirinë e medias, ishte ndërtim pa leje! Investitorët s’do i bëjnë më karshillëk ligjit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shembjes së ‘Prestige Resort’ në Kavajë në pronësi të Irfan Hysenbelliut. Rama thotë se ky operacion nuk ka lidhje me goditjen e lirisë së medias, ashtu siç pretendohet nga pronarët, por është një operacion që po merret në kuadër të ndërtimeve pa leje.

“Një leje zhvillimi është njësoj me një leje ndërtimi sa ç’është një çertifikatë lindjeje baraz me një leje drejtimi! Të bësh viktimën e lirisë së medias pse t’u prish një pallat pa leje është njësoj si të bësh viktimën e dhunës policore pse s’të lënë ta ngasësh makinën pa patentë!

Ky operacion i përfolur, përqeshur e anatemuar nga gjithë kundërshtarët tanë s’ka asnjë lidhje me median. Ka të bëjë vetëm me fundin e një historie mizerabël babëzie ndërtimesh në shkelje të ligjit për qëllime fitimi! Zor se ndonjë ndërtues do i bëjë dot karshillëk ligjit paskëtaj!

Janë deri tani 15 vendime konfiskimi. Kjo e sotmja s’është e vetmja prishje, e në ndërkohë kontrollet po vazhdojnë. Do të futet një normë e re ligjore për kontrollin e detyruar sistematik (maksimumi çdo 60 ditë) të zbatimit të lejeve të ndërtimit. Të tjerat janë llogje pa lidhje!

Previous article“Nuk do ta vuajnë më atë terror”, Vuçiç i shqetësuar për serbët në Kosovë
Next articleRaporti i ri thotë se Kina ka mbi 100 stacione policore në mbarë botën