Home Politike Shembja e “Prestige” dhe cënimi i lirisë së medias/ Açka: Seancë dëgjimore...

Shembja e “Prestige” dhe cënimi i lirisë së medias/ Açka: Seancë dëgjimore në Komision me median që është goditur, të majtët nuk janë mësuar të japin llogari

Deputeti Petro Koçi gjatën mbledhjes së Komisionit të Medias foli edhe për shembjen e Prestige Resort, për të cilën tha se e gjitha është çështje ligjore.

Ndërsa theksoi se televizionet në vend, emisionet e Prime Time i kanë të lidhura opozitën. Por nga ana e saj Flutura Açka ka thënë se kjo ndodh për shkak se figura të mazhorancës nuk dalin të japin llogari para shqiptarëve.

Pjesë nga diskutimi:

Pretro Koçi: Prime time të gjitha televizionet i kanë të lidhur fort me politikën, pra i ka opozita. Kjo është një zgjedhje që e bëjnë në mënyrë të pavarur. Nuk i cakton qeveria. Kam dëgjuar media, media… Aq sa i ndjek në shumicë prime time e kanë jashtëzakonisht të lidhur me opozitën. Kjo është zgjedhje e tyre. Profesionale, apo politikë editoriale është çështje e tyre. Tani kur të vijë raporti ta shohim.

 

 

Flutura Açka: Është problemi për asetet e një grupi. Pra duhet të shohim çfarë i ka ndodhur medias së tyre. Kemi detyrim t’i dëgjojmë se në çfarë kushtesh janë pas kësaj që ka ndodhur. Këtë media që është goditur për momentin mund ta dëgjojmë, mund të bëjmë një dëgjesë me grupin mediatik. Të majtët nuk janë mësuar të japin llogari, kjo është arsyeja përse nuk janë në PrimeTime.

Previous articleSi ta bëni këtë? Ruajtja e duhur e ushqimeve në frigorifer mund t’ju kursejë para
Next article‘Prestige’ u hodh në erë me 70 kg tritol/ “IKMT në paligjshmëri totale, alert”, deputetja e PD: Një kapriço e Ramës e ktheu resortin në pluhur, ndërkombëtarët të reagojnë!