Home Kronika Shembet nga erozioni rruga në Selenicë, 200 banorë drejt izolimit: E rrezikshme,...

Shembet nga erozioni rruga në Selenicë, 200 banorë drejt izolimit: E rrezikshme, aksi lidh 8 fshatra! Inxhinieri i firmës: S’ka vendim për ndërhyrjen

“Reshjet me intensitet kanë shkaktuar probleme në rrugën që lidh fshatin Vajzë, me Ploçën dhe 8 fshatra të tjerë të njësisë administrative Sevaster të Bashkisë së Selenicës. Aktualisht lëvizet ne njërin sens vetëm për mjetet e vogla, nuk lejohet të kalojnë autobusë, furgonë.

Aksi rrugor 15 kilometra, Kote-Sevaster, ka pësuar dëme si pasojë e rrëshqitjes së tokës.

Ajo u shërben 200 banorëve të 8 fshatrave por është dhe rrugë turistike pasi lidh Vlorën me qytetin antik të Amantias.

“Shumë e rrezikshme, ka shkarë gjysma dhe rrezikon gjysma tjetër. Ka pasur raste më të vogla, por jo me këto përmasa”.- tha një banor.

“Kjo është më e rrezikshmja nuk shkon dot në qytetin antik të  Amantias. Sot është dita e dytë, shkarja ka ndodh dje. Kjo rrugë lidh 8 fshatra. Po rrezikon edhe matanë urës”.

“Shkau nga ujë dhe nga dheu që u hodh kur u bë rruga. Rreth 200 banorë. Përdoret ccdo gjysmë ore kalon një makinë”.

Inxhinieri i firmës mirëmbajtëse “Curri” shpk tha se aktualisht është vendosur sinjalistika, por ende nuk ka një plan për ndërhyrjen në trasenë e rrugës.

“Ka filluar dje rreth orës 10:30 shkarja, ka ardhur prej ujërave, shirave rreth një javë. Dëmtimi rreth 56-60 metra linear. Kemi bërë që dje sinjalistikën mundësuam kalimin me një sens. Se di çfarë do bëjmë më tej me pilotë apo mur mbajtës, kemi njoftuar ARRSH-në”. – tha Sokol Lulo, inxhinier.

Ky aks rrugor është ndërtuar 10 vite më parë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Previous articleLoja e radhës e Luizit, synimi për ‘të futur në sherr’ Oltën dhe Valbonën, po zbaton planin
Next articleFytyra e vjetër dhe e re e mafias italiane