Home Politike Shehu komenton dorëheqjen e Mark Markut: Vendim personal, PD duhet të fokusohet...

Shehu komenton dorëheqjen e Mark Markut: Vendim personal, PD duhet të fokusohet te lufta opozitare në parlament

Deputeti i zgjedhur i PD, Tritan Shehu komentoi  vendimin e Mark Markut për të dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit dhe kritikat e tij të ashpra ndaj lidershipit të Partisë Demokratike.

Shehu u shpreh për A2 se ky është një vendim personal i akademikut dhe shtoi se PD tashmë duhet të fokusohet në sesionin e ri parlamentar që pritet të nisë shumë shpejt.

“Dorëheqja është një vendim personal, mund të ndodhë në çdo parti demokratike të botës. Nuk e komentoj këtë gjë që e bën një njeri kur mendon se duhet të japë dorëheqjen nga diçka.

Unë mendoj se kemi elementë të tjerë për të parë, hapjen e sezonit të ri parlamentar, strukturimin e luftës opozitare. Nuk dua të bëjë asnjë analizë. Vendimet janë personale, në demokraci ka vend për to. Unë i kam dhënë mendimet e mia se ku duhet të fokusohet Partia Demokratike”, tha Shehu.