Home Humor Shefo! Nr 1 /Ngjarje të verteta – Humor nga Fatmir Lohja

Shefo! Nr 1 /Ngjarje të verteta – Humor nga Fatmir Lohja

Si zakonisht,në  mëngjes,  dola nga shtëpija rreth orës shatë,për të bërë capitjet e pensionistit , si pas këshillave të mjekëve. Shkova te klubi i lagjes për të pirë kafene, për të marrë  energjitë e marshimit.

Ne lokal gjej taksistet e lagjes, me sy që tregonin pagjumësi.

-Si ju shkoj mbrëme?- i pyes , me dashimrësi.

-A jeton në Tiranë ,shef? – më pyet më i moshuari i tyre, që e di, se për shumë vite kam punuar si  ekonomist në transport.

-Sapo dola nga shtëpija !- I përgjigjem me sy , qe nuk e kanë pirë ende kafenë.

-Nga ora nëntë deri pas mesnatës, rrugët e Tiranes ishin bosh, së njerëzija po shihte Big Braller VIP,- me saqron më i  riu taksist.

-Pasi mbaroi ky emision, ato që dolen në rrugë, ai rruat ?- e pyes me humor.

-I rruam , i qethëm, por pronarët nuk po janë të kënaqur nga puna e jonë,- ma kthen tjetri I përgjumur.

-Shefo! Jam më se i sigurtë, se ti nuk e ka parë “ bikun” se je lodhur dje në miting!- me gjuan bashkëmoshatari.

-Kur  u bë ky miting?- e qesëndis.

-Ju verioret jenë malokë! Shihe në tik-tok!- më urdhëron rinushi, dhe me sjell telefonin e tij te sytë.

-Nuk e shoh dot, se nuk kam syzet me vete,- ia kthej me sinqeritet.

-Ky maloku, dje , pa filluar mitingu , ka hipur te busti i Skenderbeut, dhe fërkon organet gjenitale te kalit me dorë të djathte, ndërsa me gojë ,e doren e majtë therret : “ Rama ik !”- me sqaron me telefon te sytë.

Më kapi një gaz i sinqertë. Rinushi  ma ktheu dy-tre here vidion, për të më bindur.Moshatarët e mi e emërtuan menjëher  veprimin  e militantit si  antishqiptar,  antipatriotik, antikombëtar,….

-Shefo! Po sikur komandanti i tij të jepte urdhërin, që të rrezonte bustin e Skenderbeut, çfare mendimi na jep?

-Nuk ma do mendja se mund te jepet ai udhër,- ia kthej buzagaz,- Po sikur ai militanti  te na demtonte organnet gjenitale te kalit, si do të reagonit ju taksistet e pagjumë?- u plas pyetjen ne turi.

U nbezen gjakrat mesdhetare. Patriotizmi i perskuqi ne turi beshkëbiseduesit.

-Shefo, si thua ti?- me pyet më i riu, që me veshtiresi mbushej me frymë.

-O rinush! Nuk është pune me mend, që ne  shqiptarët të ngaterrohemi  ne mes vedit, për koqet e kalit, të bustit, të  heroit tonë kombëtar! – e u  ngrita për të vazhduar çapitjen e mëngjezit, me humor në gjoks.

Previous articleNëse nuk do të kishte Foltore , nuk do ishte sot kryeministër Edi Rama
Next articleMoti merr kthesën e madhe javën e ardhshme, zbuloni se çfarë ndodhë me temperaturat