Home Slideri Shefi kuadrit në arsimin e Durrësit nuk di të shkruajë në kompjuter,...

Shefi kuadrit në arsimin e Durrësit nuk di të shkruajë në kompjuter, shkollat detyrohen t’ia dërgojnë informacionet dorazi

FILIPINga Xhevo Gradica / Në shkollat e arsimit të mesëm dhe 9-vjeçar në qytetin e Durrësit janë me gishtat e dorës nxënësit që nuk dinë të shkruajnë në kompjuter e të hynë në interent, ndërsa janë disa drejtor shkollash që nuk dinë ta bëjnë këtë gjë. Përgjegjësi i personelit në Drejtori Arsimore në Durrës Avni Çuni nuk di të shkruajë në kompjuter duke paralizuar kësisoji aktivitetin normal të zyrës. Lajmi është bërë i ditur për median nga kolegë të tij në të njëjtin institucion të cilët kanë thënë se prej disa vitesh DAR komunikon me shkollat e të gjithë qarkut me e-mail, ndërsa Zyra e Burimeve Njerëzore pranë kësaj drejtorie dhe që ka në karrigen kryesore Avni Çunin, vijon të bëhet edhe pengesë serioze. Çështja ka të bëjë me ngërçin që krijohet në marrëdhëniet mes drejtorive të shkollave dhe përgjegjësit të kësaj zyre i cili është emëruar në këtë vend pune për shkak të konjektuara politike. Personi në fjalë për shumë vite, si dhe eprori i tij Filip Gjonçi, nuk ka punuar në arsim, ndërkohë që para më shumë se një viti ai ka zëvendësuar Avni Kokën e LSI i cili nuk pranoi të bëhej pjesë e konjektuara dhe veprimeve abuzive në arsim. Rasti Avni Çunit është ndoshta rasti më flagrënt në Shqipëri pasi bëhet fjalë për një përgjegjës personeli i cili detyrimisht duhet të ketë të gjitha aftësitë jo vetëm profesionale por edhe teknike për të përdorur kompjuterin si mjet i domosdoshëm komunikimi zyrtar. Për shumë kohë fenomeni Çuni është mbajtur i fshehtë nga kolegët të cilët kanë shpresuar se punonjësi që drejton një zyrë të tillë kyçe në DAR do t’i shtrohet një kursi itensiv, ose do të kërkojë të gjejë një vend tjetër pune për të mos penguar procesin e bashkëpunimit me internet të zyrës me drejtuesit e shkollave dhe struktura eprore arsimore e qeverisëse në Durrës e Tiranë. Fakti mësipërm hedh dritë në një tjetër të pavërtetë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës lidhur me gjendjen aktuale në shkolla dhe institucione arsimore. Konkretisht ministri Myqrem Tafaj ka deklaruar se çdo shkollë në Shqipëri ka laborator dhe se çdo nxënës di të shkruajë në kompjuter, ndërkohë që rezulton se edhe funksionarë të lartë të arsimit në nivel qarku nuk kanë as njohuritë më elementare në këtë drejtim.

Fenomeni
Avni Çuni, përgjegjës në Zyrën e Burimeve Njerëzore në drejtorinë arsimore të qarkut të Durrësit e ka mbajtur të fshehtë pamundësinë e tij për të komunikuar permes e-mail me të gjitha shkollat dhe institucionet e tjera arsimore apo joarsimore. Për pozicionin e punës së tij njohja kompjuterit dhe shkëmbimi informacioneve dhe e të dhënave me anë të internetit është domosdoshmëri dhe një nga kriteret që nuk mund të vihet në diskutim. Çuni është ulur në karrige drejtuese një vit e gjysëm më parë në saj të klaneve në PD dhe LSI marrëveshjet e të cilëve kanë bërë jo vetëm këto emërime anonime, por edhe lëvizje të panumërta për qëllime abuzive. Çuni nuk e ka menduar se një ditë do i duhet detyrimisht aftësia për të shkruar e kryer një sërë procesesh në kompjuter, ndërkohë që tani është bërë një pengesë shumë serioze në këtë drejtori. Kanë qenë vet kolegët e tij që e kanë dekonspiruar. Ata janë besdisur duke sjellë shkresa e pasqyra në zyrën e tij ndryshe nga si veprojnë me zyrat e tjera. Braktisja e arsimit, mungesa e vullnetit për t’iu shtruar punës si dhe mosha e tij kanë bërë që Çuni të mos e vlerësojë seriozisht këtë kërkesë parësore komunikimi. Kolegët e Çunit, kanë thënë se çështja ka të bëjë me sikletin në të cilin janë vënë drejtoritë e shkollave publike dhe jopublike në Durrës për shkak se këta të fundit duhet të dërgojnë dorazi në zyrën e tij çdo të dhënë që kërkohet. Metoda që ndjek Çuni duke marrë në telefon drejtorët për t’u dhënë sqarimet si dhe urdhëri tij që materialet të shkojnë në zyrë dorazi është praktike e bërë shumë vite më parë, kohë që ishte e pamundur të komunikohej me internet. Për disa kohë, për të përmbushur detyrimin ai është ndihmuar nga të tjerë, ndërsa çdo ditë e më shumë pozicioni tij sa ka ardhur dhe është vështirësuar. Drejtoria arsimore në Durrës ka mundur të bëjë një zgjidhje paraprake duke ua dërguar drejtorëve të shkollave me e-mail informacionin për të cilin kërkohet përgjigje, ndërsa përgjigjet për zyrën e Burimeve Njerezore në DAR Durrës do të silleshin dorazi e jo si në rstet e komunikimit me zyrat e tjera. Sipas disa drejtorëve të shkollave mësohet se në e-mailet që atyre u përcillet nga DAR ka një shënim përkatës me qëllim që ata të mos harrojnë një kopjo ta nisin jo me postë elektronike, por ta dërgojnë në këmbë në zyrën ku është punësuar Çuni. Zyra që ai drejton ka shfaqur probleme shumë serioze që në kohën kur drejtor arsimi ishte Vaso Papaj i cili u përfshi në një koflikt jo të vogël me ish përgjegjësin e personelit Bujar Sefa. Çdo punonjës arsimi mësioi për grindjen mes Papajt e Sefës protagonistë që hynin e dilnin në godinën e arsimit pa shmbyr jo vetëm përshëndetje, por as edhe informacione zyrtare të ndërsjellta. Konflikti zgjati me muaj deri sa Sefa la arsimin për t’u punësuar në hekurudhë, ndërsa dokumentacioni kësaj zyre vazdhon edhe sot e asaj dite të mos plotësohet sistematikisht. Saktësisht kjo zyrë ka më shumë se 3-4 vite që nuk ushtron detyrimet e plota institucionale dhe më së shumti për shkak të paaftësisë profesionale të drejtuesve të zyrës dhe të arsimit në nivel qarku. Fenomeni Çuni është një rast flagrant i emërimeve në vende kyçe të njerëzve militant e të paaftë dhe që pengojnë seriozisht ecurinë e procesit. Aktualisht ai mbahet në këtë pozicion pune për t’u përdorë sa herë që kërkohet aktivizimi mësuesve në mitingje. Së paku deri më tani e vetmja gjë që ka bërë ky punonjës është përgatitja listave për mitingje politike. Megjithatë kohët e fundit mësohet se Çuni, u ka dëshmuar miqve të rrethit të tij të ngushtë sedo të bëhet aktiv duke shtuar se për më shumë se një vit ia kanë hedhur të tjetër duke emëruar në punë punonjës pa dijeninë e tij të drejtpërdrejtë. Ai u ka treguar miqve se i ka mësuar hilet dhe se tani e pas do të bëhet aktiv duke u shprehur se është i pakënaqur vetëm me detyrimin për të mbushur sallat me mësues në mitingjet e PD dhe LSI-së.
E Papranueshme…
Janë shumë drejtues shkollash në qarkun e Durrësit që kanë të njëjtin mangësi si dhe Avni Çuni, përgjegjësi i tyre. Përgjithësisht çdo drejtori shkolle ka kompjuter në zyrë dhe janë fare pak prej tyre që ende nuk e kanë sajuar një kompjuter për punë. Por nga pohimet që vinë nga autoritete që merren me kujdesin për laboratorët e informatikës në shkolla mësohet se edhe brenda në qytetin e Durrësit ka jo pak drejtues që nuk kanë dijeni për kompjuterin. Ata e mbajnë kompjuterin në zyrë dhe përballë karriges së tyre sa për të mbuluar dyshimet e hedhura, ndërsa jo pak të tjerë kanë nisur të shkruajnë në Ëord duke përdorë vetëm gishtin e dytë të dorës së djathtë. Në raste të tilla posta elektronike kontrollohet nga mësuesit besnikë të drejtorëve. Ka edhe të tjera që vënë në punë nxënësit të bëjnë informacionet, tabelat, pasqyrat, grafiqet pasi ua shkruajnë atyre në fletë. Shkollat nisën të marrin kompjutera disa vite para se të ngriheshin laboratoret e informatikës dhe se në to të kyçej sinjali për të marrë e përcjellë e-mail. Të parët që morën kompjuter por edhe video projektor qenë shkollat e mesme “Naim Frashëri”, “Leonik Tomeo”, Gjergj Kastrioti”, “Bernardina Qeraxhiu”, “Hysën Çela”, “ Beqir Çela”, “Olsi Lasko” dhe me kalimin e kohës edhe shkollat e arsimit të detyruar. Një pjesë u shfrytëzuan me efektivitet të plotë, ndërsa në të tjera jo pasi drejtorët nuk kishin njohuritë elementare t’i përdornin. Kjo bëri që DAR të kërkonte nga drejtorët e shkollave sa më parë të merrnin njohuritë e duhura. Pati edhe nga ata që e morën kompjuterin dhe e mbajtën në shtëpi për një kohë të gjatë për ta rikthyer në zyrë pas këmbënguljes së të tjerëve. Kjo kategori, që edhe sot vazdhon të jetë e paaftë të futet në interent, ka pajtuar mësues që t’ia hap kompjuterin dhe t’ia lërë të ndezuratë gjithë ditën për të krijuar idenë se drejtori shkollës po punon në kompjuter. Së paku në shkollat e arsimit të mesëm dhe 9-vjeçar në qytetin e Durrësit janë me gishtat e dorës nxënësit që nuk dinë të shkruajnë në kompjuter e të hynë në interent, ndërsa janë disa drejtor shkollash që nuk dinë ta bëjnë këtë gjë. Edhe në gjykatë, polici, spital, port, sigurimet shoqërore, komuna e bashki ka me dhjetra punonjës në administatë që nuk dinë të hapin apo të mbyllin një faqe në kompjuer e interent. Por në këto raste punonjësin nuk janë drejtorët, kretët, funksionarët e lartë të institucionit e ndërmarrjes, por niveli poshtë tyre.

Previous articleKryebashkiaku i Durrësit jep mesazhin e tij kundër racizmit në Ditën Ndërkombëtare kundër racizmit
Next articleDeputeti Bizhga sulmon ashpër Ministrinë e Brendshme: Jeni dorëzuar përballë krimit duke u marrë me manipulimin e zgjedhjeve