Home Rajoni SHBA sanksionon tre persona në Bosnje dhe Hercegovinë

SHBA sanksionon tre persona në Bosnje dhe Hercegovinë

SHBA ka vendosur sanksione ndaj tre individëve që përbëjnë një kërcënim për sundimin e ligjit, stabilitetin rajonal dhe aspiratat e atyre që kërkojnë qeverisje funksionale demokratike në Bosnje dhe Hercegovinë.

Departamenti i Thesarit sanksionoi Osman Mehmedagiç, ish-drejtorin e Përgjithshëm për Agjencinë e Sigurisë së Inteligjencës të BiH-së.

Mehmedagic keqpërdori një kompani telekomunikacioni në pronësi të qeverisë për të mirën e partisë së tij, Partisë për Veprim Demokratik (SDA) . Gjithashtu ka informacione të besueshme se Mehmedagic ka bashkëpunuar me rrjete kriminale për pasurime personale dhe partiake.

Një tjetër i sanksionuar është Dragan Stankoviç, Drejtor i Administratës për Çështjet Pronësore. Stankoviç ishte përgjegjës për një përpjekje flagrante për të uzurpuar autoritetin e shtetit të BiH mbi pronën shtetërore kundërshtim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese të BiH.

Përpjekjet e Stankoviçit për të miratuar këtë legjislacion antikushtetues pasqyrojnë pretendime të rreme të bëra nga Presidenti i RS Milorad Dodik dhe udhëheqës të tjerë të RS në lidhje me këtë.

Edin Gacanin, një shtetas i BiH dhe një nga trafikantët më famëkeq të narkotikëve në botë, gjithashtu është sanksionuar nga SHBA.

Përveç përpjekjeve për trafikimin e narkotikëve nëpër vende të shumta, karteli i Gacanin është i përfshirë në pastrim parash dhe është i lidhur me Grupin e Krimit të Organizuar Kinahan, i cili më parë ishte caktuar nga Thesari për rolin e tij si një organizatë e rëndësishme kriminale transnacionale.

Previous articlePartizani i pafat, Vllaznia kualifikohet në gjysmëfianle të Kupës së Shqipërisë
Next articleZgjedhjet e 14 majit/ Celibashi tregon se çfarë do të ndodh me PD-në nëse plotëson dokumentet