Home Bota SHBA: Nuk ka mobilizim ushtarak në shkallë të gjerë në Phenian

SHBA: Nuk ka mobilizim ushtarak në shkallë të gjerë në Phenian

largea_us-plane1364884775Shtëpia e Bardhë, thotë se me gjithë retorikën agresive nga Koreja e Veriut, Uashingtoni nuk ka parë ndonjë mobilizim ushtarak në shkallë të gjerë të forcave nga Pheniani.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara i marrin seriozisht kërcënimet e Koresë së Veriut për luftë, por nuk ka pasur ndonjë veprime.

Shtetet e Bashkuara, kanë dërguar avion luftarak F-22 të pa-diktuar në Korenë e Jugut për të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake, në kohën e tensioneve të larta në Gadishullin Korean.

Uashingtoni ka dërguar radarë të fshehtë nga baza e Japonisë, për të kryer stërvitje në Koren e Jugut.

Previous articleKy fustan i nxjerr në shesh të gjitha
Next articleGreqi, situata vjen erë baruti, mjekët përzënë me dhunë deputetet e qeverisë së koalicionit!