Home LifeStyle SHBA në luftë me Covid, por Obama me të shoqen s’duan t’ia...

SHBA në luftë me Covid, por Obama me të shoqen s’duan t’ia dinë

Ndërsa SHBA është në luftë me Covid dhe ka vendosur kufizime të shumta në zona të ndryshme të vendit, ish-presidenti Barack Obama është “arratisur” në Hauai.

59-vjeçari është fotografuar në plazh me të shoqen, Michelle.

Ajo që binte në sy, ishte pikërisht kjo e fundit.

56-vjeçarja dukej tjetër njeri, krejt ndryshe nga ajo Michele e kuruar që kemi parë kur shfaqet në media.

Me sa duket, vitet po japin efektet edhe tek ish-Zonja e Parë amerikane, ndryshe nga i shoqi, që duket në formë të shkëlqyer.

Fotot e tyre nga pushimet në Hauai natyrisht që kanë irrituar rrjetin, pasi këtë fundvit të gjithë janë urdhëruar të mos lëvizin nga shtëpitë e tyre dhe të festojnë në familje.

(TemA)

SOURCEBulevard News
Previous articleU infektua me COVID-19 dhe qëndroi 45 ditë në spital, ish-deputeti i PS flet për betejën më të vështirë të jetës së tij
Next articleMazi: Emërimi i Kalos në Kushtetuese, Shqipëria plotësoi të gjitha kërkesat e BE!