Një 55-vjeçar është shfajësuar dhe liruar pasi kaloi 33 vjet burg për shkak të një dënimi të gabuar për një tentativë vrasjeje në vitet e 90’ta.
Sipas një deklarate nga zyra e prokurorit, sulmuesit ngatërruan adoleshentët me anëtarët e bandës dhe hapën zjarr. Dy prej studentëve u plagosën gjatë incidentit, por mbijetuan, ndërsa Saldana u dënua me 45 vjet burgim.
“Pas një shqyrtimi të plotë të provave, ne kemi përcaktuar se Daniel Saldana u dënua gabimisht për disa akuza për tentativë për vrasje. Dhe kjo është dita që ne shpallim publikisht zotin Saldana se është një njeri i pafajshëm”, tha Gascon.
“Është zhgënjyese të dish se një zëvendës prokuror i qarkut ishte i informuar për këtë informacion mbi gjashtë vjet më parë në një seancë dëgjimore për lirimin me kusht, por nuk arriti ta nxirrte atë në dritë”, tha Romano, i cili është drejtor i projektit ‘Tre goditje’ të Shkollës Juridike të Stanfordit, një zyrë e ndihmuar nga studentët e drejtësisë për t’i dhënë fund burgimit të gjatë të atyre që janë dënuar për vepra të lehta sipas ligjit ‘tre goditje’ të vendit.
Sipas deklaratës, një seancë dëgjimore e lirimit me kusht në vitin 2017 zbuloi se Saldana “nuk ishte i përfshirë në të shtënat dhe nuk ishte i pranishëm”.
Kur u dënua me 45 vjet burgim, Saldana ishte 22-vjeç dhe punonte si punëtor ndërtimi.
Nga ana e tij, Saldana tha se, “Jam vetëm mirënjohës që jam gjallë çdo ditë”.
Duke theksuar se çdo ditë në burg ka “luftuar”, Saldana tha se, “Çdo ditë zgjohesh duke e ditur se je i pafajshëm. Zgjohesh dhe jam i mbyllur këtu në një qeli dhe bërtas për ndihmë dhe nuk e di sistemin ligjor ose nuk kam burime, para ose diçka të tillë, por thjesht e dija se kjo ditë do të vinte”. /AA/