Home Bota SHBA: John Kerry është inauguruar, pasi Clinton u largua

SHBA: John Kerry është inauguruar, pasi Clinton u largua

kerry inagurimSenatori John Kerry formalisht është inauguruar në postin e sekretarit të ri amerikan të shtetit, disa orë pasi sekretarja e deritashme, Hillary Clinton, e mbajti fjalimin e saj lamtumirës, para masës së njerëzve në Departamentin e shtetit në Uashington.

“Largohem duke mernduar për afro 70 mijë njerëzit që unë isha e nderuar t’i shërbej dhe udhëheq si pjesë e familjes së madhe të zgjeruar dhe shpresoj se ju do të vazhdoni ta bëni vetveten krenarë dhe vendin tuaj. Ju falënderohem dhe zoti u bekoftë”, tha Hillary Clinton.

Inaugurimi i zotit Kerry u bë mbrëmë vonë në Uashington, në një ceremoni private, por javën e ardhshme do të mbahet ceremonia formale me rastin e inaugurimit të tij në postin e sekretarit amerikan të shtetit.

John Kerry 69 vjeçar, është veteran i Luftës në Vietnam dhe ka shërbyer si senator për 28 vite.

Previous articleKim nuk mund ta fshehë më shtatzaninë
Next articlePresidentja Jahjaga një kafe me futbollistin Xherdan Shaqiri