Home Rajoni SHBA-ja sanksionon biznesmenin maqedonas, Jordan Kamçev

SHBA-ja sanksionon biznesmenin maqedonas, Jordan Kamçev

Departamenti amerikan i Thesarit e ka sanksionuar të mërkurën, 19 korrik, Jordan “Orce” Kamçevin nga Maqedonia e Veriut, me arsyetimin se e ka abuzuar pozitën që e ka pasur.

Sipas Zyrës për Kontrollin e Aseteve të Huaja, brenda Departamentit amerikan të Thesarit, Kamçev “është përfshirë në aktivitete korruptive dhe e ka çuar përpara një agjendë egoiste në kurriz të institucioneve dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”.

Në janar të vitit 2022, Kamçev është liruar nga paraburgimi me një garanci bankare prej 11 milionë eurosh shkruan Rel.

Previous articleBeteja e fundit e Fredi Belerit në Gjykatën e Lartë: Kërkon daljen nga burgu
Next articlePak para koncertit! Ricky Martin zgjedh të relaksohet në plazhin e Durrësit (FOTO)