Home Bota SHBA: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO çështje e panegociueshme, do të ndodhë

SHBA: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO çështje e panegociueshme, do të ndodhë

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, tha të dielën se e ardhmja e Ukrainës është në NATO dhe se kjo nuk është një çështje “e negociueshme”. Mediat e huaja raportojnë se ai deklaroi se do të jetë gati të pranojë Ukrainën në aleancë pasi vendi të përmbushë disa kushte.

“Ne thamë në komunikatë se e ardhmja e Ukrainës është në NATO, pikë. Nuk ka negociata me askënd. Kjo do të ndodhë,” tha këshilltari i sigurisë kombëtare. Ai theksoi se mbështetja e SHBA për Ukrainën kundër Rusisë do të vazhdojë dhe beson se populli amerikan do të vazhdojë ta mbështesë këtë qëndrim.

Previous articlePërmbytja në Miami shkakton kaos në prezantimin e Messit: rojet e sigurisë braktisin postet, tifozët hyjnë me forcë në stadium…
Next articleIsh-kryetari i Gjykatës Kushtetuese: Kurti ka mbështetje, prandaj ndërkombëtarët se heqin dot