Home Opinion Sharlatanizmi intelektual dhe patriotik

Sharlatanizmi intelektual dhe patriotik

kapitiNga Skënder Kapiti / “Popujt bëhen kombe të fortë kur ata mënçurohen dhe janë të guximshëm e të gatshëm për të përballuar e sfiduar vështirësitë, intrigat dhe jo të binden,t’iu nënshtrohen dhe të pajtohen me të keqen. Po vetëm frikacakët, të shtirurir,servilët, hipokritët dhe ata që shiten e blihen lirë për ndonjë interes të ulët nga pushteti e tradhëtia,ata që shesin të vërtetën, intelektin e personalitetin,nga ata çfarë nuk pritet si e keqe”. ( Marrë nga libri im “Triumfi i Kombit”) 

Mësova po përsëri nga shtypi pranë pushtetit edhe për firmosjen e peticionit “Antirama” e proqeveritar të “intelektualëvë “rrogëtarë e mjeranë të administratës së pushtetit të rreshtuar për nënshkrimin e peticionit të motivuar nga parimi i servilit”shënomëni dhe mua që të më ketë me sy të mirë pushteti” e që media pranë qeverisë njofton se në atë listë janë përfshirë dhe disa ndoshta si pretendentë apo dhe trashëgimtarë të firmëtarëve të Dekleratës apo më saktë të proçes verbalit të Pavarësisë si një akt unikal pavarësie pa referenca, pa sqarime dhe pa përcaktim kufijsh e territori që çoi fillimisht si rezultat krijimin e një Principate shqiptare me Princ joshqiptar si ato të statusit para 300-4oo viteve të principatave europiane e më pastaj si një shtet shqiptar gjysmak e të cunguar,i shkruar dhe ky akt në një defter xhepi që dhe nuk dihet se ku gjëndet apo dhe pse u zhduk. Zotërinj unë dhe shumë e shumë të tjerë jemi trashëgimtarë edhe të atyre që kanë sakrifikuar me jetë e shumë herë më shumë për Pavarësinë e lirinë e Shqipërisë se firmëtarët e atij akti , pasi perandoria turke kishte rënë nga lufta e gjaku i mijra e mijra kryengritësve e luftëtarëve shqiptarë që pregatitën terrenin atyre firmëtarëve që më shumë patën shansin të nënshkruajnë e që nuk kishin asnjë ushtarë me vete dhe erdhën shumica e tyre pasi kishin humbur privilegjet e ofiqet në Stamboll e donin për t’i ruajtur e fituar ato në Shqipërinë pasotomane dhe po të njëjtën gjë më vonë bënë dhe “patriotë “ të tjerë pas rënies së Sulltanit në 1920-tën pas Revolucionit të Q. Ataturkut , gjë të cilën e ka provuar tollovia,paqëndruashmëria , konfliktet , ngaterresa e deri dhe vrasje e përndjekje për interesa personale , politike e pushteti më pastaj. Nëqoftëse ju motivoheni sinqerisht nga trashëgimia patriotike e kontributi real, historik e kombëtar i firmëtarëve të Pavarësisë, ju, po jo vetëm ju, po dhe ne, e të tjerë më shumë patriotë se ne që ka plot e kudo shqiptarë të tillë si atëhere,tani e në vazhdimësi, duhet së pari të punojmë e t’i përkushtohemi konsolidimit e forcimit të shtetit tonë me vlera e standarte moderne demokratike. Po ju sqaroj po qe se nuk e dini se BE ku kërkojmë të integrohemi është një bashkesi shtetesh me shtete të konsoliduara me vlera e standatrte të larta mirëqënie,ligjesh e zbatueshmëri të tyre, e kryesisht standartesh lirie e demokracie të zgjedhjeve të lira. Para se të integrohemi në BE gjykoj se ju të parët duhet të tregoni impenjim dhe përkushtim për konsolidimin kombëtar e demokratik të Shqipërisë megjithse po qe se edhe jeni trashëgimtare të firmëtarëve të Pavarësisë kjo nuk do të thotë aspak se ju trashëgoni monopolin e patriotizmit dhe vlerave kombëtare e që mund të mendoni se do të ndikoni e prekni opinionin në funksion të manipulimit që ta shfajësoni e t’i zgjasni jetën këtij pushteti të falimentuar vetëm për faktin si trashëimtarë të firmëtarëve patriotë. Dihet që pushteti i padenjë patriotikisht dhe i dështuar politikisht në qeverisje drejtohet e flet për kombëtarizëm dhe i referohet ngjarjeve e figurave historike duke shfrytëzuar e manipuluar dhe trashëgimtarët e tyre me qëllim që të përfitojë e të marrë pak shkëlqim prej tyre për ta përjetsuar pushtetin. Nuk mjafton të krenoheni vetëm ju apo dhe të gjithë shqiptarët për patriotizmin dhe të kaluarën e lavdishme të kombit tonë, me Skënderbeun apo me baballarët, po në radhë të parë duhet që të pyesim veten se çfarë dhe sa vlejmë e shërbejmë realisht sot ne për kombin dhe prosperitetin e Shqipërisë dhe jo të biem pre e manipulimit e rreshtimit në shërbim të përfitimëve politike të pushtetit dështak e të falimentuar që komprementon rëndë e spekullon me patriotizmin dhe vlerat e vërteta kombëtare e demokratike. A nuk e shikojmë se Shqipëria ka mbetur si njëqind vjet më parë politikisht i përçarë, demokratikisht i prapambetur dhe si vëndi më i varfër Europë dhe se varfëria është gjithnjë kërcënuese për pavarësinë, së dyti a nuk e shikoni se jemi vëndi më i korruptuar në Europë dhe se rreziku e kërcënimi më i madh për sovranitetin kombëtar është korrupsioni, së treti populli ynë nuk është sovrani real përderisa atij i vidhet dhe i manipulohet vota dhe se ai nuk kontrollon qeverinë as me opozitën politike, as me kushtetutë e pushtetet e pavarura dhe as me votë të lirë, së katërti a nuk janë këto në përputhje dhe me ato që prezantojnë,sugjerojnë dhe kryesisht si detyra për tu përmbushur nga qeveria që bëhen dhe nga personlitetet me të larta të institucioneve dhe dipllomacitë e shteteve mike tona e demokratike si SHBA e BE se Shqipëria është në udhëkryq politik dhe që të pranoheni në BE duhet të plotësoni standartet.Pra, cilat standarte? Standartet janë të njëjta si për ato për shtetformimin kombëtar modern dhe po ato janë e shërbejnë për tu integruar Shqipëria, e që janë detyrime për përmushje nga qeveria.Pra po deshët jo vetëm ju po dhe inteligjenca e vërtetë kombëtare e patriotike duhet së pari e deri në fund t’i kërkojmë si minimum qeverisë dorëheqjen që t’i hapet rruga progresit civil, demokratik, mirëqënies, bashkimit dhe integrimit të bllokuar prej saj. Flet pushteti I sotëm që me 23 Qershor 2013 të rrëzojmë murin e bllokimit të opozitës, po në të vërtetë duhet ta largojmë qeverinë nga pushteti që na ka çuar pranë “vrimës së zezë” gati apokaliptike. Qeveria nuk merret me hallet e problemet e popullit po gjen kohë që me agjentët e vet të trokasë dyerve të administratës për të listuar të devotshmit e pushtetit dhe për t’i kërcënuar ata me punësimin dhe presionin për largim nga puna.Pra nga njëra anë qeveria ben kërcënimin me lista duke zbuluar në administratë elementët jobesnikë të pushtetit dhe kjo përbën mënyrën moderne të frikësimit e kërcënimit të qytetarëve nga pushteti, krahas manipulimit me korrupsionin, sharjeve, fyerjeve e shpifjeve në media prej gojëve të papagalinave zëdhënese të pushtetit kundër opozitës për të përbaltur çdokënd me qëllim që të fshehë fëlliqësinë e llumin e vet . Si nuk ju ka shkuar në mëndje të protestoni me ndonjë peticion kundër qeverisë për Gërdecin e 26 viktimave, e mbi 300 të plagosurve dhe të shkatërrimit të 5 fshatrave nga korrupsioni qeveritar, për vrasjen e 4 protestuesve paqësorë të 21 Janarit të dy viteve më parë para kryeministrisë , për grevën e urisë së opozitës të Prillit 2010 në mbrojtje të votës së lirë dhe për transparencën e saj si dhe për sakrificën sublime të vetdjegjes së grevisteve të të përndjekurve politikë që kërkonin kompensimin për padrejtësitë e së shkuarës . Këto fakte e kompromentojnë rëndë moralitetin tuaj me nënshkrimin e atij” hartimi” politik qeveritar nga ana juaj që ju jep perceptimin në shoqëri dhe statusin e intelektualit servil, sharlatan e artificial.

Previous articleLuis De Rosa: Ekspozita flet për historinë e fshatit tim arbëresh
Next articlePse PD-ja nuk mund t’i fitojë zgjedhjet në Durrës