Home Opinion “Shah mat” me detyrim përcaktim në PL

“Shah mat” me detyrim përcaktim në PL

Nga Edlira Devolli Leka
Berisha është kapur “shah mat” nga KQZ. Nuk ekziston më. Lëvizja e menjëhershme ishte për kandidatët dhe votuesit e së djathtës orjentimi drejt PL.
Vepra që po kryen është aq e rëndë, mund të themi më e rënda që mund të ketë ndodhur në pluralizmin politik shqiptar.
Kjo sjell patjetër në vëmendje ngjarjen e 2004 kur LSI bëri “çarjen” e PS dhe humbjen e zgjedhjeve prej të majtës në 2005.
Duke analizuar historinë vetëm në këto dy të dhëna, vërtetohet që mes tyre është pazar dhe jo ruajtja e interesit të së djathtës apo votuesve të saj.
Më vjen keq ta pranoj që votuesve të koalicionit të Ilir Metajt do t’i bashkangjiten dhe votues të djathtë.
Dëmi i shkaktuar të djathtës shqiptare ka vetëm një emër, halli personal i Sali Berishës dhe qokë e kthyer mbrapsh te Ilir Metaj.
Jam e bindur se llogarit i kanë bërë gabim!
Previous articleRama: Nga 20 prilli çdokush mund të udhëtojë pa viza drejt Emirateve të Bashkuara
Next articleHoroskopi për ditën e sotme, 21 mars 2023