Home Politike Sfidon Sali Berishën për kreun e PD-së, Ibsen Elezi del me kërkesën...

Sfidon Sali Berishën për kreun e PD-së, Ibsen Elezi del me kërkesën e papritur dy ditë para zgjedhjeve

Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, i cili garon përballë ish-kryeministrit Sali Berisha, ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve që janë parashikuar të mbahen në datën 22 Maj.

Në një deklaratë për media, ai thotë se ka konstatuar një sërë shkeljesh statutore dhe ligjore, pasi asnjë nga elementët e primares dhe debatit nuk po zbatohet në këtë proces.

“I jam drejtuar komisionit me një kërkesë që ka të bëjë me shtyrjen e datës për zgjedhjet e kryetarit. Vendosa të konkurroj në pozicionin e kryetarit të PDSH. Pas regjistrimit tim si kandidat po konstatoj një sërë shkeljesh statutore dhe ligjore. Asnjë nga elementët e primares dhe debatit nuk po zbatohet në këtë proces. Gjithashtu ka pasur edhe defekte të rënda me listat, kjo e pohuar edhe nga komisioni elektoral. Procesi zgjedhor po kryhet në kundërshtim me statutin e PD. Është konstatuar nga ana ime që nuk është ngritur komisioni i Apelimit. Ky komision është i vetmi organ që garanton mbarëvajtn e procesit sipas normave statutore”, tha Elezi.