Home Sport Sergio Ramos pranë ribashkimit me Benzema te Al-Ittihad

Sergio Ramos pranë ribashkimit me Benzema te Al-Ittihad

Sergio Ramos ka qenë në statusin e lojtarit të lirë që kur mbrojtësi u largua nga PSG këtë verë.

37-vjeçari spanjoll mund ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, përkatësisht në Al-Ittihad. Megjithatë, procesi i negociatave mes klubit dhe lojtarit nuk ka përfunduar ende.

Sipas AlkassTVSports, Ramos dhe Al-Ittihad kanë rënë dakord. Problemi qëndron tek afati i kontratës. Lojtari dëshiron të nënshkruajë një kontratë për tre sezone, dhe klubi për dy.

Gjatë merkatos së verës, Al-Ittihad nënshkroi disa lojtarë të profilit të lartë, duke përfshirë Karim Benzema.

Previous articleShtetasi suedez akuzohet për spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse
Next articleKreshnik Spahiu zbulon kush pritet të fitojë zgjedhjet në Kukës