Mediat serbe sot po merren me festimin e golave të shënuara dje nga futbollisti vushtrrias pjesë e përfaqësueses së Kosovës Milot Rashica, që sipas “Novosti” festoi me shqiponjën e “Shqipërisë së Madhe” dy golat e shënuara dje për fitoren e Verderit, ndërsa të gjithë këtë u dashtë ta “përpijë” futbollisti serb Milosh Veljkoviç, shkruan “Bota Sot”.
Ky akt është quajtur skandal nga serbët dhe promovim i “Shqipërisë së Madhe” në Bundesligë duke e vënë Milot Rashicën në qendër të vëmendjes pas ndeshjes së mbrëmshme Verder-Volfsburg që u fitua nga Verder.
Vëmendja kryesore sipas mediave serbe ishte te golashënuesi I dyfishtë Milot Rashica i lindur në vitin 1996 në Vushtrri.
Rashica sipas këtyre mediave ka ka kaluar seleksionet shqiptare ndërsa në vitin 2016 ka vendosur që të “ndryshoj nënshtetësinë” dhe të luaj për përfaqësuesen e Kosovës, duke festuar njërin nga dy golat me shqiponjë si Xhaka e Shaqiri në ndeshje Shqipëri-Serbi.
Sulmuesi i Verderit ka bërë shqiponjën duke krijuar me gishta simbolin e “Shqipërisë së Madhe, pa pyetur si do ndihet bashkë-lojtari i tij serb Millosh Veljkoviç .