Home Kosova Serbia duhet të pranojë se Kosovën e ka humbur Millosheviqi

Serbia duhet të pranojë se Kosovën e ka humbur Millosheviqi

largea_rajner-shtiner1365146513Funksionari i Partisë Liberale gjermane në pushtet (FDP) dhe deputet në Bundestag, Rajner Shtiner ka deklaruar se nuk sheh “në çfarë mënyre Serbia do të mund ta marrë datën” për fillimin e negociatave me BE pasi që negociatat mbi Kosovën “deri më tash nuk kanë qenë të suksesshme” dhe se “kurrfarë zgjidhje nuk do të ketë” derisa Beogradi orvatët t’i mbajë strukturat e veta në veri të Kosovës.

Në intervistën për gazetën Danas, Rainer Stinner thotë se problemi më i madh ka të bëjë me faktin se Serbia duhet të pranojë se Kosovën e ka humbur Millosheviqi. “Derisa Serbia do të orvatët t’i mbajë strukturat e veta në veri të Kosovës, që direkt t’i kontrollon Beogradi, nuk do të ketë kurrfarë zgjidhje” ka theksuar ai.

Ky funksionar i lartë i partisë në pushtetin gjerman dhe ekspert pwr Evropën Juglindore, thotë se “negociatat ndërmjet Beogradit e Prishtinës deri më tash nuk janë të suksesshme”, por shpreson se do të mbahen “bisedimet e mëtejshme në mënyrë që të arrihet marrëveshja, sepse për të dy palët do të ishte me rëndësi të madhe të shënojnë përparim në rrugën e vet drejtë BE”.

Pyetjes nëse Serbia do t’ia dal që në afatin e shkurtër t’i përmbushë “shtatë kushtet gjermane” për marrjen e datës për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE, ai ka vu në dukje se “Bundestagu shumë qartë ka cekur se negociatat për anëtarësimin në BE nuk janë të mundshme pa përparim të dukshem në raportet e Serbisë ndaj Kosovës”.

Deputeti gjerman, Rainer Stinneri cili muajin e kaluar ishte në delegacionin e Bundestagut për vizitë në Beograd dhe Prishtinë, ka thënë se politikanëve të Kosovës “u është vënë në dijeni pa mëdyshje se është e papranueshme çfarëdo ndërhyrje e armatosur për zgjidhjen e problemit në veri të Kosovës, veçmas në Mitrovicë, veç Prishtina duhet t’u prezantojë ndonjë ofertë politike njerëzve që jetojnë në atë hapësirë”.

Previous articleIrani këmbëngul në pasurimin e uraniumit
Next articleDeputetët flasin për raportet Ndërkombëtare për Kosovën