Home Rajoni Serbët refuzojnë të “vishen policë”, janë 578 vende bosh, në konkurrim vetëm...

Serbët refuzojnë të “vishen policë”, janë 578 vende bosh, në konkurrim vetëm 20 kandidatë

578 policët serbë të dorëhequr nga Drejtoria Rajonale e Mitrovicës së Veriut pritet të zëvendësohen me konkursin që mbyllet më 26 janar.

Ky konkurs që ka kriter moshën deri në 30 vjeç për kandidatët e interesuar është hapur për komunitetet pakicë në vend.

Policia e Kosovës nuk jep detaje mbi numrin e aplikantëve serbë, megjithatë mësohet se shifrat janë të ulëta, rreth 20.

Sipas ish-drejtorit të përgjithshëm të policisë, Rashit Qalaj kjo vjen edhe për shkak të kërcënimeve që marrin serbët e interesuar për t’u bërë pjesë e institucioneve.

Qalaj shton se ata që kanë aplikuar do të kenë problem për me të nisur punën. Fajtor për gjendjen e krijuar në veri, deputeti i AAK-së e lë Qeverinë e Kosovës.

Konkursi për rekrutimin e zyrtarëve policor në veri të Kosovës është hapur nga policia më 4 janar dhe së fundmi edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje të aplikojnë për t’u bërë pjesë e këtyre institucioneve.

Që nga 5 nëntori i vitit të shkuar në Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç e Mitrovicë të Veriut të gjithë policët serbë kanë dhënë dorëheqjet e tyre në kuadër të braktisjes së institucioneve nga serbët për shkak të vendimit për targat./TCH

Previous articleGjergj Prevazi emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental ‘Kujtim Spahivogli’
Next articleQeveria zyrtarizon hapjen e Ambasadës shqiptare në Kiev